
Adem Grabovci infektohet me Covid-19
23 nëntor 2020
| 20:41
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se gjendjen e ka stabile.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur miq,
Duke qenë të ekspozuar në vazhdimësi në ambiente ku, persona të tjerë veq kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, unë dhe familja jemi testuar, dhe sot jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, duke respektuar rekomandimet e institucioneve gjegjëse, tashmë jam në izolim.
Derisa gjendja ime është stabile dhe nuk kam simptoma deri tani. Por do kem kujdesin e kërkuar në përballje me virusin.
Të gjithë qytetarëve iu bëj thirrje për kujdes të shtuar.
#MbaniDistancën
#VendosniMaskat
#KujdesuniPërVetenDheRrethin