Adem Grabovci infektohet me Covid-19

23 nëntor 2020 | 20:41

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se gjendjen e ka stabile.

Postimi i plotë i tij:

Të dashur miq,

Duke qenë të ekspozuar në vazhdimësi në ambiente ku, persona të tjerë veq kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, unë dhe familja jemi testuar, dhe sot jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, duke respektuar rekomandimet e institucioneve gjegjëse, tashmë jam në izolim.

Derisa gjendja ime është stabile dhe nuk kam simptoma deri tani. Por do kem kujdesin e kërkuar në përballje me virusin.

Të gjithë qytetarëve iu bëj thirrje për kujdes të shtuar.

#MbaniDistancën

#VendosniMaskat

#KujdesuniPërVetenDheRrethin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nëse vazhdon…