Adem Sylejmani, 11-shi i PDK-së në Prishtinë: T’i shërbej Prishtinës është nderi i jetës sime

18 gusht 2025 | 23:23

Adem Sylejmani është kandidat për asamble në listën zgjedhore të PDK-së, në Prishtinë. Sylejmani garon me nurmin 11 në zgjedhjet komunale që mbahen me 12 tetor 2025.

“Kandidatura ime vjen si rezultat i ftesës së drejtpërdrejtë dhe besimit të Kryetarit Ismaili, i cili ka mbledhur rreth vetes profesionistë dhe qytetarë të rritur në Prishtinë, që njohin nga afër sfidat, shqetësimet por edhe zgjidhjet e komunitetit tonë. T’i shërbej Prishtinës është nderi i jetës sime, dhe në një moment vendimtar si ky, unë nuk mund të rri anash”, ka shkruar në njoftimin e tij kandidati për asamble të Prishtinës, Adem Sylejmani.

Njoftimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës, ju miq e familjarë,

Me një entuziazëm të madh dhe përkushtim të palëkundur ndaj qytetit tonë, jam i nderuar të njoftoj se kam vendosur t’i bashkohem ekipit të z. Uran Ismaili për Asamblenë Komunale të Prishtinës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Kjo kandidaturë vjen si rezultat i ftesës së drejtpërdrejtë dhe besimit të Kryetarit Ismaili, i cili ka mbledhur rreth vetes profesionistë dhe qytetarë të rritur në Prishtinë, që njohin nga afër sfidat, shqetësimet por edhe zgjidhjet e komunitetit tonë. T’i shërbej Prishtinës është nderi i jetës sime, dhe në një moment vendimtar si ky, unë nuk mund të rri anash.

Gjatë viteve të fundit, si Kryetar i Këshillit Lokal në Kodër të Trimave II, kam qenë pranë jush, në lagje, në rrugë, aty ku pulson jeta e vërtetë dhe ku sfidat kërkojnë zgjidhje konkrete. Kam dëgjuar shqetësimet tuaja, kam ndarë brengat tuaja dhe kam punuar me përkushtim për t’i adresuar ato në Komunën e Prishtinës. Puna me transparencë, bashkëpunimi me qytetarët dhe angazhimi i palodhur kanë qenë synimi im i vetëm për të sjellë rezultate të prekshme, që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të qytetit tonë.

Kandidatura ime është një zotim për një Prishtinë më të mirë, më të rregullt, më të pastër, më të drejtë dhe më të jetueshme për secilin prej nesh. Është Koha për Prishtinën! Prandaj, mos rri anash, hajde t’ia nisim punës së bashku për të ndërtuar qytetin që meritojmë! 🩵💙

Kliko në www.kohaperprishtinen.com dhe na u bashko edhe ti. Prishtina ka nevojë për njerëz që nuk rrijnë anash! #KohaPerPrishtinen  💙➡️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Asamblenë Komunale të Podujevës nga radhët e PDK-së,…