Ademaj: Sot u vërtetua ajo cfarë kemi thënë, vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

21 prill 2026 | 14:16

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka thënë se aktgjykimi dënues ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, vërteton atë çfarë ata si familje kanë thënë.

Ai në një deklarim për medie pas aktgjykimit tha se vendimi i gjykatës shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj.

“Ajo çfarë është vërtetuar sot është ajo që kemi thënë, se Naimi së bashku me Kushtrimin, duke zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim sot nuk shkon vetëm për ne, shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin nënën e tyre përjetësisht. Ky dënim duhet të jetë edhe një mësim për gjithë ata që mundohen apo krijojnë mundësi që të bajun një krim të tillë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e mërkurë) do të përcaktohen edhe dy skuadrat që…