Ademi dhe Salihu po marrin pjesë në takimin rajonal të Federatave

20 shtator 2018 | 10:56

Kryeqyteti i Rumanisë Bukureshti, ka mbledhur kryetarët dhe sekretarët e përgjithshëm të 14 federatave të futbollit nga i tërë rajoni, ndërkaq nikoqir është Federata e Futbollit e Rumanisë.

Në këtë takim, por marrin pjesë edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Në takim janë edhe zyrtarë të UEFA-s. Temat që po diskutohen në këtë takim, janë bashkëpunimi ndër rajonal, gjetja e formave të ndryshme  me interes për zhvillimin e futbollit, pastaj është diskutuar për futbollin e grup-moshave, e meqë U-15 ka më pak gara ndërkombëtare është hedhur ideja për organizimin e një turneu të përbashkët për grup-moshën U-15 ku do të merrnin pjesë të gjitha këto shtete dhe do të organizohej një turne 10 ditorë dhe mbase edhe më gjatë, varësisht prej formës së tij.

Gjatë këtyre ditëve Ademi dhe Salihu zhvilluan edhe takime të veçanta me shumë kryetarw federatash, përfshi edhe Davor Shukerin e Kroacisë, me presidentin e Federatë rumune si nikoqire Razvan Burleanu dhe atë turke Yildirim Demiroren, me të cilët u pajtuan që të shikojnë mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë. Ky takim punimet do t’i përmbyllë nesër dhe mendohet se këso lloj takimesh të mbahen edhe në të ardhmen gjithnjë për të mirën e futbollit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme e ka…