Ademi e Foda në ShBA, shorti për Botërorin

04 dhjetor 2025 | 18:05

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, së bashku me selektorin Franco Foda tashmë kanë zbarkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arsyeja e kësaj vizite është se nesër në këtë vend do të hidhet shorti për grupet e Kupës së Botës 2026.

Kosova për herë të parë pritet që të marrë pjesë në një Kampionat Botëror ku nesër do të mësojë kundërshtarët e mundëshëm të grupeve në rast kualifikimi.

Kujtojmë që ‘’Dardanët’’ në muajin mars do të zhvillojnë ndeshjen e play-offit kundër kombëtarës së Sllovakisë, e në rast fitore do të përballen me fituesin e ndeshjes Turqi-Rumani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe asaj të…