Ademi: Fitorja e Ballkanit, tjetër dëshmi për rritjen e madhe të futbollit tonë

07 tetor 2022 | 10:54

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, fitoren e Ballkanit ndaj Sivasspor e ka cilësuar si një tjetër fitore për histori.

“Një natë përplot emocione në Sivas, por që në fund solli fitoren e shumëpritur dhe të merituar të portokallezinjve të Suharekës”, ka shkruar Ademi.

Ademi ka thënë se paraqitja fantastike e kampionëve tanë në Evropë është një tjetër dëshmi për rritjen e madhe të futbollit tonë.

“Urime futbollistëve, trajnerëve, stafit dhe drejtuesve të FC Ballkani si dhe tifozëve të këtij klubi, por edhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë. Urime e ju priftë e mbara në vazhdim”, ka përfunduar Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka dalë i vetëm në…