
Ademi: Kombëtarja jonë është ndërtuar mbi talentin dhe përkushtimin e futbollistëve si Arbër Zeneli
13 tetor 2025
| 19:45
Një orë para se të fillojë ndeshja Kosovë-Suedi, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka postuar një fotografi në “Facebook” me trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda dhe futbollistin Arbër Zeneli.
“Kombëtarja jonë është ndërtuar mbi talentin dhe përkushtimin e futbollistëve si Arbër Zeneli”.
“Kënaqësi që ai sonte është pranë ekipit për ta përkrahur nga tribunat. Gjithmonë me zemër për Kosovën, brenda dhe jashtë fushës. Shpresojmë që sonte ta kemi edhe fatin në anën tonë”, ka shkruar Ademi.