Ademi me video për sukseset e Kombëtares: Rrugëtimi ynë vazhdon me punë e besim drejt ëndrrës së madhe!
24 dhjetor 2025
| 14:29
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka publikuar një video emocionuese, ku ka shpalosur sukseset e Kombëtares së Kosovës gjatë vitit 2025.
Në mbishkrimin e kësaj videoje, Ademi ka thënë se rrugëtimi i Kombëtares do të vazhdojë drejt ëndrrës së madhe, kualifikimit në Kupën e Botës 2026.
“Çdo gol një emocion. Çdo festë një histori. Një vit i mbushur me suksese e krenari! Rrugëtimi ynë vazhdon me punë e besim drejt ëndrrës së madhe! Forca Kosovë!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.



