Ademi merr pjesë në mbledhjen e parë inauguruese e Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në mbledhjen e parë inauguruese e Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s.
Ai ka thënë se pjesëmarrja në këtë mbledhje është krenari, privilegj dhe përgjegjësi.
“Sot në Doha të Katarit, u mbajt mbledhja e parë inauguruese e Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s. Është krenari dhe privilegj, por njëherësh edhe përgjegjësi të jem anëtar i këtij organi të rëndësishëm me mandat katërvjeçar. Ashtu sikurse në Komitetin HatTrick të UEFA-s, edhe këtu do të jap kontributin tim maksimal për të mirën e përgjithshme të futbollit. Gjithmonë do të jem pranë futbollit tonë në çdo mekanizëm vendimmarrës dhe do të bëj çmos që të rinjtë tanë, që ëndërrojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, të kenë kushte dhe mundësi sa më të mira për zhvillimin e talentit të tyre”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s.



