Ademi në Kuvendin Zgjedhor: Kemi krijuar një standard të përbashkët që futbollin ta çojmë përpara
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi në Kuvendin Zgjedhor, ka thënë se në futboll është krijuar një standard, dhe se është marrë obligim që të cohet deri në piedestalin më të lartë, raporton Ekonomia Online.
“Jam shumë i lumtur dhe ju falënderoj shumë që çdo herë jeni të gatshëm për futbollin dhe kemi krijuar një standard të përbashkët që futbollin e kemi marrë obligim ta nisim dhe ta çojmë përpara deri në piedestalin më të lartë sepse këtë e meritojmë. Pra, jeni ju ata të cilët e bëni këtë, normalisht me shërbyesin tuaj, Federatën e Futbollit të cilës i prijë unë me miratimin tuaj. Faleminderit që keni ardh, ju dëshiroj një kuvend të suksesshëm, të rregullt, ju dëshirojë gjithë të mirat”, tha Ademi në fjalën e tij.
Agim Ademi sot kërkon mandatin e tretë për të udhëhequr me FFK-në.



