Ademi pas rizgjedhjes si kryetar i FFK-së: Kam mbi 50 mijë përkrahës prapa meje
05 shkurt 2026
| 13:32
Agim Ademi ka folur për mediet pas rizgjedhjes si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) edhe për një mandat të ri katërvjeçar në krye të FFK-së.
Ademi ka thënë se kuvendarët që e votuan unanimisht, me aklamacion dhe pa asnjë votë kundër, i kanë besuar projektit të tij.
“Kjo është votë e vlerësimit të punës së bërë. Jam shumë i lumtur që e kam të gjithë Kuvendin dhe komunitetin e futbollit prapa, me më shumë se 50 mijë vet. Ata e kanë prek rezultatin, sinqeritetin, profesionalizmin, projektet e strategjinë e FFK-së. Uroj të jenë të realizuara projektet e premtuara”, ka thënë Ademi pas Kuvendit Zgjedhor.
Agim Ademi është në krye të FFK-së që nga vitit 2018 në mandatin e tij të tretë si udhëheqës i futbollit të Kosovës.



