Ademi përkujton ikonën e futbollit Shefqet Sinani

04 dhjetor 2022 | 12:33

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në dy vjetorin e vdekjes e ka kujtuar ikonën e futbollit Shefqet Sinani.

“Dy vjet pa mikun tim, ikonën e futbollit të kryeqytetit, Shefqet Sinani. Gjithmonë do ta kujtojmë me krenari karrierën e tij të bujshme si futbollist i gjeneratës së artë të Prishtinës dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm si trajner në grupmoshat e reja. Shefqa do të jetë përherë në mendjet dhe zemrat e gjithsecilit prej nesh që e njohëm e bashkëpunuam me të. I përjetshëm kujtimi për Ty miku im!”, KA shkruar Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manuel Neuer nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga Kombëtarja…