Ademi: Presim fitore, jemi diku 7-8 mijë tifozë

26 mars 2026 | 16:43

7-8 mijë tifozë shqiptar pritet të jenë në stadium në përballjen Sllovaki-Kosovë e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45.

E para kësaj ndeshje të madhe, ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.

Ademi ka thënë se pret fitore.

“Presim fitore. Do të japim më shumë në fushë dhe jashtë fushës i falënderoj gjithë tifozët “Dardanë”. Janë diku 7 deri 8 mijë tifozë këtu në Bratislavë”, ka deklaruar Ademi.

Ballafaqimi me Sllovakinë, është tejet e vlefshme në rrugëtimin drejt Botërorit i cili sivjet luhet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar një rritje të pagës…