Ademi pret në takim ekipin e ri të KFOR-it italian, flasin edhe për kontributin në futboll

29 korrik 2025 | 15:13

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim ekipin e ri të KFOR-it italian, me të cilët ka thënë se gjithmonë ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer.

“Guidace Domenico, Naimo Benedetto dhe Paolino Alessandro, udhëheqës të kontingjentit të ri të KFOR-it italian iu urova mirëseardhje dhe së bashku rikonfirmuam vazhdimin e projekteve të përbashkëta. Në kuadër të mandatit të KFOR-it, kontingjenti italian është përgjegjës për inxhinierinë dhe në këtë drejtim ka kontribuar ndjeshëm në të gjitha kampet e Federatës së Futbollit të Kosovës. Falënderojmë KFOR-in për bashkëpunimin dhe mbështetjen!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Arben Nikprelaj i është bashkuar klubit shqiptar të Malit…