
Ademi: Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është i gatshëm për ndeshjen kundër Suedisë
01 shtator 2025
| 16:40
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka thënë se stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për ndeshjen kundër Suedisë, e cila zhvillohet më 8 shtator.
“Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Suedisë. Për ditën e hënë, 8 shtator, kur edhe do të luajmë ndeshjen e parë si vendas në ciklin kualifikues për Botërorin 2026, fusha është përgatitur me kujdes dhe është në gjendje shumë të mirë, duke garantuar kushte të përshtatshme për lojtarët dhe një lojë cilësore”, ka shkruar Ademi.