Ademi takohet me Fodën: Bisedë e frytshme për të ardhmen e Kosovës

18 qershor 2025 | 13:31

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot në Austri me përzgjedhësin Franco Foda, i cili është lidhur me një largim nga “dardanët” dhe transferimit në Arabinë Saudite. Ademi e ka quajtur bisedën si të frytshme, por nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me të ardhmen e Fodas.

“Sot në Vjenë, një kafe dhe një bisedë e frytshme për të ardhmen e Kombëtares me përzgjedhësin Franco Foda!”, ka shkruar Ademi. Në anën tjetër në Arabinë Saudite po rritet bindja se trajneri gjerman do të jetë trajneri i ri i Al Wahdas.

Klubi nga Emiratet e Bashkuara ka shtuar kontaktet me përzgjedhësin aktual të Kosovës dhe, sipas raportimeve nga media arabe, marrëveshja është pranë finalizimit. Gazetari i njohur Ahmed Ragab ka shkruar se klubi Al Wehda është shumë pranë emërimit të gjermanit Franco Foda si trajner të ri të skuadrës. Foda ka kontratë me “dardanët” deri në përfundim të kualifikimeve për Botërorin 2026m, gjë të cilën e kishte konfirmuar edhe Preisdneti i FFK-së ditë më parë.

“Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, kishte deklaruar Ademi.

/Veton ZYMBERI/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo fushë është pjesë e memorandumit ndërmjet FFK-së dhe Komunës…