Ademi takohet me përzgjedhësin Challandes, vizitojnë stadiumin ‘Fadil Vokrri’

17 mars 2019 | 16:27

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka takuar sot përzgjedhësin e Përfaqësues A, Bernard Challandes, të cilit ia shprehu mbështetjen e plotë të tij, të Komitetit Ekzekutiv dhe të stafit të përfaqësues për fillimin e misionit të ri në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

“Në këtë takim ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, ku u diskutua çdo detaj sa i përket organizimit të dy ndeshjeve që i kemi para vetës, kundër Danimarkës dhe kundër Bullgarisë, e me ç’rast u tha edhe një herë se do të vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi t’i përmbushim gjithsecili detyrat e tij”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Pas takimit, kryetari Ademi dhe përzgjedhësi Challandes kanë vizituar edhe stadiumin “Fadil Vokrri” ku kanë parë nga afër gjendjen e fushës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngadalësimi i rritjes ekonomike të Kinës që fillimisht preku sektorin…