
Ademi takon edhe futbollistin Demir Xhemalija
22 qershor 2025
| 22:38
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar edhe talentin 19-vjeçar nga Kosova, Demir Xhemalija, lojtar i FC Basel dhe kapiten i Kombëtares së Zvicrës U-19, të cilit i ka uruar suksese tutje në karrierë.
“Demiri është një futbollist fantastik dhe një djalë i mrekullueshëm nga një familje shumë e mirë”, ka shkruar Ademi në Facebook.