Adhurim Krasniqi zgjidhet shef i Shtabit të Degës së PDK-së në Zvicër
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Zvicër, e drejtuar nga kryetari Ragip Xhaka, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën është formuar Shtabi i Degës që do të udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës në mërgatë.
Kryetar (Shef) i Shtabit Zgjedhor të Degës është zgjedhur Adhurim Krasniqi.
Njoftimi i plotë i Degës së PDK-së në Zvicër:
Zvicër – Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Zvicër, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, në të cilën është diskutuar dhe vendosur për organizimin e Degës në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.
Në këtë mbledhje, Kryesia ka miratuar formimin e Shtabit të Degës, i cili do të udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës në mërgatë.
Me vendim të Kryesisë u zgjodhën:
Shef i Shtabit:
Adhurim Krasniqi, nënkryetar i Degës
Zëvendës Shef i Shtabit:
Veton Imeri
Anëtarët e Shtabit:
• Mujë Haziri
• Flora Salihu Kastrati
• Xhavit Bajraktari
• Xheladin Shala
• Dafina Vllasi Bajrami
• Sejdi Haliti
• Zuhdi Mullaabazi
• Mentor Isufi
Dega e PDK-së Zvicër falënderon të gjithë anëtarët për gatishmërinë dhe angazhimin e tyre. Së bashku do të punojmë me përkushtim për një proces të rregullt organizativ dhe një fushatë dinjitoze në shërbim të mërgatës dhe vendlindjes.
Me respekt,
Kryetari i Degës, Ragip Xhaka




