Adnan Thaçi, dikur drejtues i Unionit të Studentëve, tani kandidat për deputet nga radhët e PDK-së

04 dhjetor 2025 | 20:23

Adnan Thaçi, i lindur në Llapushnik të Drenasit, ka përfunduar studimet bachelor në drejtësi dhe masterin në të drejtën ndërkombëtare.

Thaçi ka udhëhequr Unionin e Studentëve të Kosovës në Universitetin e Prishtinës, ku ka luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të studentëve. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Pas studimeve, ka punuar në sistemin e drejtësisë dhe më pas ka themeluar një shoqëri të avokatëve. Me profesion është avokat.

Në zgjedhjet e shkurtit 2025, Thaçi ishte ndër më të votuarit në Drenas, duke marrë mbi 16 mijë vota. Juristi nga Drenasi do t’i hyjë sërish garës në zgjedhjet e parakohshme për deputet nga radhët e PDK-së, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dr. Sc. Antigona Gashi "Ndryshimi i vërtetë nis atëherë…