
Adoleshentët e politikës!
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
Anesteziologët dhe “politikanët”: Kosova si asnjëherë më parë është stërmbushur me politikanë që nuk e kanë kaluar moshën e pjekurisë politike duke mbijetuar politikisht ndonëse pavarësisht moshës së madhe kanë mbetur adoleshentë të papjekur dhe të verbuar prej egos së të qenit të mençur, të respektuar, të pazëvendësueshëm sipas automatizmit, jo të dijes por të postit që, në të shumtën e rasteve e kanë të pamerituar apo të blerë në këmbim të një servilizmi dhe dëgjueshmërie. Nëse pyetni se cila është pika përbashkuese e një anestiologu dhe një politikani në Kosovë, përgjigja do të ishte kjo. Një anestiolog me integritet profesional dhe moral përveç që ua zbutë thuaja deri në mohim dhimbjet pacientëve gjatë lëndimeve të rënda dhe operacioneve, me saktësinë e dhënies së dozës mund ta shpëtojë jetën duke e rikthyer pas një gjumi. Në të kundërtën, mund të shkaktojë dëme të mëdha deri te humbja e jetës. Një politikan me integritet profesional dhe moral i përmbushë premtimet zgjedhore duke ua lehtësuar jetën votuesve – qytetarëve për aq sa është në mundësinë e tij. Një adoleshent politik, nuk lidhet domosdoshmërisht me moshën, e bënë të kundërtën; në mungesë të integritetit profesional dhe moral, për t’i ikur përgjegjësisë, nuk qeverisë por sundon, nuk zhvillon por prapakthen, rrenën e konsideron të vërtetë, premtimin publik e shndërron në mashtrim publik kurse moralin e përkthen në prostitucion. Kosova kurrënjëherë nuk ka pasur nevojë më shumë për anestiologë profesionistë dhe politikanë me virtyte por këta janë shumë të rrallë, nuk i gjen as ne teleskop. Të shëtisim pak nëpër foshnjoren e adoleshentëve politikë në Kosovë.
- PDK-ja: Pasi u fitua përshtypja se kishte hyrë në fazën e pjekurisë politike sidomos pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, më 24 gusht të këtij viti dëshmoi se ishte një mashtrim optik, një fatamorganë në shkretëtirën politike të quajtur Kosovë. Si dëshmi e pjekurisë politike ishte zotimi publik se do ta votojë kandidatin e VV-së për kryetar Kuvendi nëse nuk ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar Kurthi 2. Për këtë nuk e votuan marionetën numër 2, Lenka Haxhiu, urrejtësen patologjike të UÇK-së, të burgosurve politikë dhe Bacë Adem Demaçi, shpirtzezën Donika Shvarc, antikombëtarin dhe njeriun e keq, Teneqe Muratin dhe ministren analfabete Pambuke Nagavcin. Deri këtu ishin në kuadër të përmbushjes së zotimit publik. Me 24 gusht 2025 doli si propozim emri i Dimal Bashës, këtij të padituri enciklopedik që nuk ishte pjesë e kabinetit qeveritar nëse nuk llogaritet roli i tij prej argëtuesit të oborrit sundues të diktatorit Kurthi. Dimali ishte origjinal në karagjozllëkun e tij por se jam i bindur se nuk është as përsëafërmi shpirtzi sikur të lartpërmendurit. Se është leshko, nuk ka dyshim por se është leshko simpatik, gjithashtu nuk ka dyshim! Në rrethana të një mjedisi normal politik, nuk do të zgjidhej as kryetar i Kuvendit të Hajkobillës, në rrethana ku mbizotërojnë injorantët politikë vlen ajo e Azem Galicës se: “më m.t nuk bëhet..”., prandaj është dashur menjëherë ta votojnë Bashën e jo të kërkojnë 10 minuta për konsultim. Për çfarë konsultimi? Për të diskutuar për zotim publik para se të votojnë! 10-minutshi ka shërbyer që marioneta numër 1, Avni Dehari përmes refuzimit për konsultim, e pamundësoi konstituimin e Kuvendit duke i mprehur shpatën Kurthit që t’i presë kokat e opozitës. Dhe ashtu ndodhi; PDK-ja ra në gropën e zotimit publik që e shkeli duke e rikthyer në grupin e adoleshentëve politikë. Tash, jo VV-ja por PDK-ja po merret si bllokuese ndonëse VV-ja, as dje, as sot e as nesër nuk ishte e interesuar të formojë institucionet ndonëse Kurthi më 9 shkurt 2025 thoshte se i kanë votat edhe për Kuvend sikur edhe për qeveri. Ishte një pohim publik i rremë, e ardhmja e vërtetoi këtë. Jam shumë i sigurt se edhe nëse PDK-ja do ta votonte Bashën për kryetar Kuvendi, Albin Kurthi dhe VV-ja nuk do të votonin kryetarët e opozitës duke e mbajtur vendin në një ngërç institucional. Përgjegjësia për bllokim do ta kishte adresën e VV-së, tani e ka të PDK-së. PDK-ja e humbi mundësinë për ta fituar një epërsi politike që do të përkthehej me rritje të votave në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të përgjithshme, kurdo që ato të mbahen. PDK-ja në lojën e shahut ka dështuar duke rënë në kurthin e Kurthit përmes marionetës numër 1, Avni Dehari i cili ia ka humbur kuptimin dinjitetit dhe nderit, edhe si marionetë. Tash Kurthi i rikandidon, deri në tre herë dështakët e qeverisë, derisa të ketë nevojë.
- PDK-ja u tregua se është në fazën e patejkaluar të adoleshencës politike edhe me rastin e eliminimit politik për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ndonëse ishte shpallur, bashkë me Smajl Latifin e AAK-së kryetari më i suksesshëm dhe më transparent në Kosovë, sipas vlerësimeve vendore dhe ndërkombëtare. Kësaj i thonë: “rrëzo shtëpi e ndërto hajat..” Ramiz Lladrovci do ta dëmtojë PDK-në për së paku 25 mijë vota, sidomos në zgjedhje të përgjithshme.
- Si shprehje e adoleshencës politike e PDK-së është lënia e deputetes Sala Jashari në rolin e “bashkëkryesueses” e që shpërfillet pamëshirshëm dhe paturpësisht nga marioneta numër 1, shkelës recidivist i Kushtetutës së Kosovës. Shëndeti i saj mendor duhet të mbrohet duke e tërhequr nga ajo pozitë që është uzurpuar nga marioneta numër 1.
- LDK-ja: Është treguar më korrektja dhe më konsistenja në mbrojtje të zotimit publik. Deklaruan se nuk e votojnë asnjë kandidat të VV-së pa një marrëveshje politike. Dhe nuk e votuan, mbrojtën parimin dhe moralin politik. Prandaj parashoh se do të kenë rritje, edhe në zgjedhjet lokale sikur ato të përgjithshme. E kuptuan drejt dhe shpejtë propozimin e Kurthit për koalicion, si një kurth kurthiane me qëllim të dobësimit dhe shndërrimit të LDK-së në parti siç mendermethënë janë GUXO dhe Alternativa e zemlakes Kusari. Vota e Arben Gashit për Dimal Bashën ka burimin në Kanunin e Lekë Dukagjinit – mbajtja e besës së dhënë e jo ndonjë përkrahje politike për shkak të korrektësisë. Arbeni e kishte të qartë se Basha nuk ka gjasa të kalojë prandaj ia mbajti zhagun, Arbeni votoi, Dimali nuk kaloi!
- AAK-ja: Që nga fillimi propozoi dy emra nga VV-ja për kryetare të Kuvendit, Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin, sikur që ato të ishin anëtare të AAK-së e jo të VV-së. Deri këtu shkon adoleshenca politike. Ndërkaq, që të dyja e refuzuan nominimin nga AAK-ja duke thënë se e kanë Lenka Haxhiun, si antivlerë e pazëvendësueshme. Prandaj nuk e meritojnë këtë post. Duke ditur se nuk i siguron votat Basha për kryetar edhe me votën e Bekës, Berisha vazhdoi të luaj k..e me të gjithë të propozuarit e VV-së. Me Dimalin, më së paku.
- Kur kanë thënë se nuk kanë vota për VV-në pa Fatmir Limajn kryetar Kuvendi, është menduar se i kanë vënë një çmim lëkurës politike dhe se pranojnë çdo gjë që ndërlidhet me grazhdin qeveritar. Deri më tani nuk del të jetë e vërtetë, NISMA nuk pranon t’i veshë brekët e ndyra qeveritare të dhjesura nga Kurthi dhe ministrat e tij. Nuk e votuan as Dimalin, drejtorin artistik të Festivalit të Gjysheve në Ferizaj, ngjarje kulturore aq e nevojshme në Kosovë, Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi, Oqeani, Kanada dhe Australi.
- VV-ja: Deri më tani përkryer po e luan lojën e mashtrimit dhe shtetshkatërrimit. Në emër të patriotizmit dhe bashkimit kombëtar. Bashkim kombëtar, me kënd, me Shqipërinë sigurisht se jo. Patriotizmin e ka lënë peng të antikombëtarëve si Teneqe Murati, Mata Hari e Greqisë dhe Serbisë – Dejona Mihali, Mimoza Zemlake Kulari, Haxhi Qamili i Prizrenit, “Boletin” Pecit, Thaç Spasiqi i Obiliqit, Donikë Shvarczeza, komandantët dezertorë, Cen Mishi dhe Lal Culla, Psikopat Leshi, Vejusha e Panxhabit dhe të tjerë, sipas rendit alfabetik dhe përcaktimit kombëtar dhe politik. Zi e më zi, sikur që Besnik rrenci po lufton për shqiptarë në Serbi.
Janë disa gjëra që nuk i ha as qeni i Mahmutoviqe.
Haxhi Qamili, delikuent seksual del me një zhvillim epokal të paimagjinueshëm edhe për inteligjencën artificiale se: “Shqipe Selimi nuk është me Listën Serbe…”. Çfarë idioti!!!
Limoza Kulari, e përkëdhelura e të gjitha qeverive dhe regjimeve (të Gadafit dhe të Kurthit), shumë bujare me Radoiçiqin që e ka edhe zemlak, edhe brat (vëllaçko), tregon si opozita po bashkëvepron me Listën Serbe. E gërditshme, më së paku, edhe nga kjo mercenare! Dhe të tjerët me radhë, thuaja të gjithë! Jo klonë por klouna të Kurthit.
A ka gjë më të ndyrë se manipulimi me patriotizëm të refuzimit të certifikimit të Listës Serbe për zgjedhje lokale. U refuzua edhe Antonijeviqi por u lejua Atiqi.
Në VV nuk ka patriotizëm, nuk kishte kurrë përveç se u përdorë, bashkë me flamurin kombëtar si kondom, për asgjë tjetër!
Shkatërrues të shtetit dhe çdo gjëje njerëzore dhe kombëtare, bashkë me presidenten e Ukrainës, Vojsa Osmani që nuk po lë gjë pa bërë edhe për një mandat. Edhe një mandat si presidente, phu, phu, estakfurullah siç thotë ….Shefqa.