Adrian Gaxha është në lidhje dashurie (Video)

30 qershor 2019 | 15:48

Pas përfundimit të një lidhje kohë më parë, këngëtari Adrian Gaxha ka gjetur sërish dashurinë…

“Prive” muaj më parë, ka raportuar se artisti është në lidhje me një vajzë nga Kosova, saktësisht nga qyteti i Ferizajt, inicialet e së cilës janë S.D.

Vajza në fjalë mbante dhe ende e mban edhe shkronjën e parë të emrit të këngëtarit, në biografinë e saj në “Instagram”.

Ndërsa këtë javë në “Prive”, Gaxha e ka pranuar haptazi se ende është në lidhje duke mos dhënë të tjera detaje.

“Ju keni raportuar dhe ka qenë e vërtetë”, ka thënë ai me buzë në gaz.

“Dhe ende është e vërtetë”, ka deklaruar këngëtari, duke e konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra protestues kanë vërshuar rrugët e Madridit të shtunën, në…