Adriana Matoshi: LDK me Hashim Thaçi hynte në koalicion edhe pse u ankojshin që PDK-ja po i vran, Kurtin e refuzon, populli nuk harron

20 prill 2026 | 23:09

Deputetja e Adriana Matoshi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të LDK për refuzimin e bashkëpunimit me Albin Kurti.

Ajo ka rikujtuar se dikur LDK kritikonte Hashim Thaçi dhe PDK-në, por sipas saj, hynte në koalicione sapo u ofroheshin poste, ndërsa sot refuzon kategorikisht ofertat nga Kurti përfshirë disa ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

I plotë:

Kukuuuu ku ka ra LDK-ja

Dikur u ankojshin per PDK-ne, bile thojshin qe edhe po i vrane, po apet pak si ju bojke oferte Hashimi, menihere hijshin ne koalicion.

Ama sot, Albinin e refuzojne kategorikisht. 4 ministri, Zv. Kryeministrin e pare… edhe pergjigja, HIQ!

Dy here t’ humbun, te tretet ne renditje, te turpnum ne vote e apet me Albinin jo. E dikur me Hashimin, menxi pritshin.

Kshtu qysh po vazhdoni, edhe ne 2040 nisoj keni me mete. Populli po sheh… edhe nuk harron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën, Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë…