Adrola flet për romancën me Capital T: Privatësia është gjëja më e shenjtë
Modelja Adrola Dushi ishte pjesë e panelit të emisionit “Goca dhe Gra” mbrëmjen e sotme. Në mungesë të Sherina Spahiut, Adrola nuk ishte vetëm e ftuar speciale, por edhe bashkëmoderatore për këtë mbrëmje.
Gjatë emisionit, ajo ndau detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital T, marrëdhënie kjo që u bë publike vetëm pak kohë më parë.
“Ky Shën Valentin ishte një surprizë për mua. Janë bërë disa vite që jemi bashkë. Është një maratonë. Me të vërtetë, kur e do diçka shumë, jam e sigurt që ia del. Dhe ne ia dolëm. Nuk duam të shfaqemi kudo, privatësia është gjëja më e shenjtë. E dua privatësinë, sepse të bën të jetosh e lumtur,” tha Adrola.
Modelja tregoi gjithashtu momentin kur u publikua fotoja e çiftit.
“Unë isha duke blerë rroba kur u publikua kjo foto. Ishim në Amerikë, unë po punoja dhe ai më tha: ‘Prit pak, sepse dua të postoj diçka’. U emocionova shumë, u kënaqa. Kishim edhe dyshimin nëse ta publikonim apo jo.”
Ajo shtoi se nuk ka dëshirë të gënjejë, por synon të ruajë privatësinë.
“Nuk kam dëshirë të gënjej, por dua t’i ruaj gjërat e mia. Jam e lumtur sepse, në të vërtetë, u prit shumë mirë.”



