Aeroplanët luftarakë britanikë “mbrojnë qiellin polak”

21 shtator 2025 | 10:35

Dy aeroplanë luftarakë britanikë kanë kryer misionin e tyre të parë mbrojtës mbi Poloni pas një inkursioni të dronëve rusë në qiellin e vendit.

Fluturimi ishte pjesë e operacionit të NATO-s “Roja Lindore”, i nisur për të forcuar krahun lindor të Evropës pasi Polonia rrëzoi dronë rusë në fillim të këtij muaji, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.

Një dron rus u kap duke fluturuar mbi Rumani disa ditë më vonë, ndërsa tre aeroplanë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë pa leje për 12 minuta të premten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nënë bashkë me tre fëmijët e saj të vegjël…