Aeroplani bie në Oqeanin Paqësor, gjashtë të vdekur

09 qershor 2025 | 23:40

Autoritetet amerikane po hetojnë një aksident ajror rreth 8 kilometra larg bregut të San Diegos, ku një aeroplan i vogël me gjashtë persona në bord u rrëzua në Oqeanin Paqësor pak pas ngritjes.

Rojat Bregdetare të SHBA raportuan gjetjen e mbetjeve pranë Point Loma dhe nisën një operacion kërkimi në ujëra rreth 60 metra të thella.

Të hënën, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi se të gjashtë personat ndërruan jetë.

Ky është aksidenti më i fundit në një seri incidentesh ajrore në Kaliforninë Jugore gjatë muajve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një referendum për lehtësimin e rregullave për marrjen e shtetësisë…