
Aeroplani me 22 persona në bord zhduket në malet e Nepalit
29 maj 2022
| 12:12
Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit, sipas zyrtarëve të linjës ajrore dhe qeveritare.
Avioni i vogël që operonte në vendin e Azisë Jugore, u zhduk sot në mëngjes.
Ai kishte qenë në një fluturim të planifikuar 15-minutësh nga qyteti turistik i Pokhara në qytetin malor të Jomsom, dhe humbi kontaktin me kullën e aeroportit menjëherë pas ngritjes.
Policia lokale tha se nuk kishte asnjë informacion për avionin ‘Twin Otter’, ndërkohë që kanë filluar kërkimet.