Aeroporti ‘Adem Jashari’ anulon të gjitha fluturimet për nesër

16 qershor 2020 | 23:51

Janë anuluar të gjitha fluturimet e parapara për nesër (e mërkurë) në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

“Të dashur udhëtarë, ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 Qershor 2020 janë anuluar. Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje tjera!”, thuhet në njoftimin e ANP-së. (V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KHF Istogu është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën…