Aeroporti ‘Adem Jashari’ në Prishtinë lëshohet në qarkullim, alarmi për bombë ishte i rremë

28 dhjetor 2022 | 13:00

Pas disa orësh që ka qëndruar i mbyllur aeroporti “Adem Jashari” është hapur për qarkullim.

“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas përfundimit të kontrollit nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit dhe udhëtarët janë duke hyrë në aeroport për të vijuar me fluturimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, këtë vit ka qenë një…