Aeroporti i Prishtinës anulon fluturimet që ishin paraparë për sot

18 qershor 2020 | 09:21

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet e planifikuara për sot.

“Ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar.

Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë që ky aeroport anuloi fluturimet e planifikuara edhe për datën 16 dhe 17 qershor.

https://www.facebook.com/airportpristina/posts/2659368444352839

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Europian po harton një propozim që u kërkon vendeve…