Aeroporti i Prishtinës gjatë vitit 2020, 50 % më pak udhëtarë dhe fluturime

16 dhjetor 2020 | 21:24

Pandemia ka afektuar edhe në aeroportin e Kosovës. Sipas Valentina Garës nga Aeroporti “Adem Jashari” i Kosovës, në vitin 2020 ka pasur 50% më pak udhëtar e po ashtu edhe fluturime.

“Pandemia edhe te Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës  ka pasur ndikim negativ gjatë këtij viti. Nëse flasim me shifra, krahasuar me vitin 2019 këtë vit kemi pasur përgjysmim të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve, që do të thotë se kemi pasur 50% më pak udhëtarë dhe fluturime se viti i kaluar”, u shpreh Gara për “RTV Dukagjinin”.

Sipas saj të njëjtat trende priten për Aeroportin edhe në kohën e festave të fundvitit.

“I njëjti trend pritet të na përcjellë edhe gjatë muajit nëntor apo festave të fund vitit”, deklaroi më tej Valentina Gara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së LV-së, Glauk Konjufca ka thënë në…