Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Vendimi i Gjykatës së Lartë konfirmon të drejtën time

25 qershor 2026 | 21:56

Behgjet Pacolli ka reaguar pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisëlidhur me çështjen e Aeroportit të Vlorës.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve dhe opinionit publik që ta lexojnë vendimin, duke thënë se ai tregon “situatë të rëndë juridike” dhe padrejtësi të përjetuara gjatë procesit.

Pacolli pretendon se ai dhe familja e tij janë përballur me presione, bllokime dhe dëmtime gjatë zhvillimit të projektit.

Ai shtoi se vendimi i gjykatës përbën një konfirmim të të drejtës së tij dhe se çështja tashmë pritet të ndiqet edhe në institucione të tjera ligjore.

Reagimi i plotë i Pacollit:

Te dashur bashkëkombës!

Jam duke lexuar vendimin e Gjykatës së Lartë, i cili u zbardh sot.

Në mënyrë krejt njerëzore, ju ftoj të gjithë juve që keni ndjekur çështjen e Aeroportit të Vlorës ta lexojnë me kujdes këtë vendim.

Mbi të gjitha, do të ishte e drejtë dhe korrekte që ta lexonin edhe ata që, për muaj me radhë, kanë helmuar opinionin publik dhe ambientin shoqëror me interpretime “vetëm për të thënë dicka” ose me qëndrime të nxitura nga dashakeqësia apo interesi.

Por, për mua ka rëndësi të veçantë që ta lexojnë këtë vendim ata njerëz që më kanë besuar ndër vite. Konkluzionet e Gjykatës së Lartë përshkruajnë me detaje HORRORRIN juridik që mua, familjes sime dhe kompanisë sime na është shkaktuar gjatë më shumë se një viti.

Vuajtjet emocionale që kemi përjetuar unë dhe familja ime kanë qenë aq të mëdha, sa është e vështirë të përshkruhen me fjalë.

Kemi kaluar nëpër faza të fyerjeve, sharjeve, poshtërimeve dhe denigrimeve të vazhdueshme. Jemi kërcënuar dhe jemi dëbuar nga takimet e VIA-s, madje edhe në prani të përfaqësuesve të MIE-së. Jemi kërcënuar me jetë, na është ndaluar puna dhe jemi dëbuar nga punishtja. Na kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe internetin, kanë përvetësuar miliona nga llogaritë e VIA-s, kanë bllokuar rrugën dhe hyrjen në punishte, si dhe kanë bllokuar terminalin, i cili ishte gati për t’u vënë në funksion. Për më tepër, kanë vjedhur dhe shkatërruar inventarin, ndërsa terminali ka mbetur i bllokuar që afër dy muaj. E gjithe kjo nga Valon Ademi dhe “administratori”i tij nganjëherë Vegim Hoxha e nganjëherë Bujar Ejupi, të gjithë këta me te rekorde “interesante” në Kosovë!

Të gjitha këto ( e më tepër) kanë ndodhur para syve të institucioneve shtetërore, pa asnjë ndërhyrje efektive. Denoncimet tona kanë mbetur të paproceduara dhe pa përgjigje. Kemi trokitur në çdo derë, por i kemi gjetur të gjitha të mbyllura.
Shpresa jonë e fundit mbetet SPAK-u. Presim dhe besojmë se do të zhvillojë një hetim të plotë, të paanshëm dhe të thelluar, sepse kjo nuk është vetëm një pritshmëri e jona, por një detyrim ligjor dhe moral që ky institucion ka ndaj qytetarëve dhe drejtësisë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, nuk është thjesht një akt procedural. Ai dokumenton, me argumente juridike, një realitet të DHIMBËSHEM që ne e kemi përjetuar çdo ditë.

Besoj se secili që e lexon me objektivitet do të jetë në gjendje të krijojë një gjykim të drejtë mbi atë që në të vërtetë ka ndodhur me ne.

Dua të shpreh mirënjohjen time të pakufishme për familjen time, e cila më ka qëndruar pranë në këtë sfidë tepër të vështirë, një sfidë që kurrë nuk do ta kisha imagjinuar se mund të ndodhte në Shqipërinë time – vendin dhe njerëzit që i dua më shumë se çdo gjë.

Kam besuar gjithmonë se njerëzit dhe institucionet, të cilat i kam respektuar me përulësi, do të vlerësonin një investim të tillë. Në çdo vend tjetër të botës, një investim i këtyre përmasave do të pritej me respekt dhe mirënjohje. Fatkeqësisht, në vend të kësaj, u detyrova të përballem me “vendime gjyqesore”të papërgjegjshme, tani edhe të JASHTLIGJESHME të cilat, siç konstaton edhe Gjykata e Lartë, më futën në një labirint juridik me pasoja të rënda emocionale, materiale dhe të imazhit.

Edhe sot, aeroporti vazhdon të mbahet i bllokuar nga grupe të jashteligjeshme që pengojnë hyrjet dhe rrugët e aksesit, në praninë e policisë së shtetit, ndërsa kjo ndodh edhe para syve të institucioneve përgjegjëse MIE.
Jam i lumtur që instanca më e lartë e drejtësisë në vend ka konfirmuar të drejtën time. Ky vendim më ka rikthyer besimin, forcën dhe moralin për të vazhduar betejën time, gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me bindjen se e drejta, sado e vonuar, duhet të triumfojë.

Falënderoj ekipin tim juridik në Tiranë, zyrën Eduard HALIMI – Arlind AHMETAJ e cili ka qenë pranë meje dhe familjes sime në çdo moment të kësaj sfide.

U jam mirënjohës të gjithë atyre që nuk e humbën kurrë besimin tek ne dhe vazhduan të na mbështesin edhe në ditët më të vështira.

Kjo sfidë e shëmtuar nisi vetëm sepse unë nuk pranova kurrë të bëja kompromis me parimet mbi të cilat kam ndërtuar jetën dhe veprimtarinë time në biznes.

Këto parime nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurrë të negociueshme

Edhe një herë u bëj thirrje njerëzve të mirë, mendimi i të cilëve ka rëndësi për mua, ta lexojnë këtë vendim.

Përtej aspektit juridik, për mua ai përfaqëson një fitore të madhe morale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një përgjigje me shkrim për mediat kosovare, Gjykata ka…