Aeroporti ka një njoftim për pasagjerët

12 prill 2020 | 09:55

Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nga sot e deri më 30 prill është planifikuar vetëm një fluturim komercial në shkuarje. Në një njoftim në faqen zyrtare të aeroportit, është bërë me dije se udhëtimi do të bëhet nga Prishtina për në Dusselforf me linjën ajrore EUROWINGS.

“Ju njoftojmë se nga sot e deri më 30 prill është planifikuar vetëm një fluturim komercial në shkuarje! EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 13:25) EUROWINGS”, thuhet në njoftimin e tyre.

Që nga data 13 mars në Kosovë, kur u konfirmuan rastet e para të prekur me COVID-19, Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash për parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Ndër to edhe zvogëlimi i numrit të fluturimeve përmes aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, ka thënë se askujt nuk…