
Aeroportit Ndёrkombёtar tё Prishtinёs i shtohet edhe njё destinacion i ri
19 tetor 2020
| 11:59
Nga data 16 dhjetor 2020, ANP ‘Adem Jashari’ lidhet edhe me qytetin Karlsruhe/Baden-Baden me kompaninё ajrore Wizz Air e cila ёshtё kompani loë cost.
“Pas linjave tё suksesshme nё Aeroportin e Prishtinёs si Londra, Dortmundi, Bazelli, Milano, Memingeni, Vjena dhe Budapesti, tani mё kanё dalё nё shitje edhe biletat pёr destinacionin e tetё me radhё atё tё Karlsruhes/Baden Baden”, ka njoftuar Aeroporti ANP ‘Adem Jashari’.
Në këtë njoftim theksohet se njё trend i rritjes sё fluturime ka filluar hovshёm nё destinacionin e Kosovёs duke shtuar edhe numrin e udhёtarёve si dhe kompanive tё reja qё operojnё kёtu.
Wizz Air shёrben nё rreth 140 destinacione nё Evropё dhe rreth 40 shtete.