Afaristi Alfred Dibrani, kandidat për deputet i Nismës
09 dhjetor 2025
| 15:08
“Sot, me kënaqësi prezantojmë kandidatin tonë për deputet nga diaspora, humanistin e shquar, Alfred Dibrani. Alfredi ka vendosur t’i bashkohet thirrjes sonë në momente kruciale për vendin”, ka shkruar në “Facebook” lideri i Nismës, Fatmir Limaj.
Ai ka thënë se Alfred Dibrani është një vlerë e shtuar në listën e tyre të kandidatëve për deputet.
“Një afarist i suksesshëm nga diaspora, i cili, pavarësisht distancës, jo vetëm që nuk e ka humbur asnjëherë kontaktin me vendlindjen e tij, Skenderajin dhe Kosovën në përgjithësi, por ka qenë gjithashtu mbështetës i madh i çdo iniciative që i shërben”, ka shkruar Limaj.



