Afaristi Dervishaj: Urime kryetar! Uroj që ky mandat të jetë i mbushur me punë të ndershme
18 nëntor 2025
| 12:07
Afaristi në Gjermani, Shahin Dervishaj, zyrtar i PDK-së, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen në krye të partisë.
Ai ka shkruar në “Facebook” se uron Hamzën që që ky mandat të jetë i mbushur me punë të ndershme, vendimmarrje të mençur dhe angazhim për të mirën e qytetarëve.
“Urime kryetar! Uroj që ky mandat të jetë i mbushur me punë të ndershme, vendimmarrje të mençur dhe angazhim për të mirën e qytetarëve. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.



