Afaristi Dervishaj viziton Handikos-in në Prishtinë, diskutohet për shkëmbimin e përvojave me Gjermaninë

08 tetor 2025 | 14:00

Afaristi shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka vizituar sot organizatën Handikos në Prishtinë, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e mëtejmë dhe për të ndërmjetësuar kontaktet me organizatat simotra në Gjermani, me synim shkëmbimin e përvojave, forcimin e kapaciteteve dhe mbështetjen e iniciativave të përbashkëta.

“I nderuar ekip i HandiKOS Prishtinë, faleminderit për pritjen dhe bisedën e ngrohtë gjatë vizitës sime. E vlerësoj shumë punën dhe angazhimin tuaj në përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara. Siç diskutuam, mbetem i përkushtuar për të zhvilluar bashkëpunimin tonë të mëtejmë dhe për të ndërmjetësuar kontaktet me organizatat simotra në Gjermani, me synim shkëmbimin e përvojave, forcimin e kapaciteteve dhe mbështetjen e iniciativave të përbashkëta”, ka shkruar Shahin Dervishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Riad Krasniqi shpall të pavlefshme diplomën e QK “11 Marsi”…