Afaristi Jahir Morina mbështet kryeministrin e zgjedhur, Avdullah Hotin

03 qershor 2020 | 21:11

Biznismeni i njohur kosovar, Jahir Morina, ka mbështetur nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të vendit.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, ka shkruar se LDK-ja ka bërë zgjedhjen e duhur me nominimin e Hotit dhe se zgjedhja e tij është bërë në kohën e duhur, duke e bërë kështu që vendi të qeveriset nga një njeri pa hipotekë dhe me duar të pastërta.

Mes të tjerash ai ka përmendur disa arsye pse kryeministri Hoti duhet të jetë kryeministër i Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Jahir Morinës “Gipa”:

Kosova bëhet me kryeministër konsesual dhe ndër më të mirët që ka pasur deri më sot, dhe atë nga Rahoveci.

Morina jep disa arsye për këtë:

Përzgjedhja për kryeministër zotin Hoti nga ana e LDK – së është një hapë mjaft i zgjuar dhe i duhur.

Pse:

Sepse është një person me një karrierë mjaft të gjatë politike mbi 20 vjeçare, në pozita të ndryshme politike pa asnjë skandal dhe keq përdorim të pozitës zyrtare.

I arsimuar lartë, nga një familje e ndershme, atdhetarë edhe i pa anshëm, apo jo grupor në ndonjë grup të interesit.

Kjo e bënë Kosovën me një kryeministër ndoshta prej më të mirëve që ka pasur Kosova deri më sot.

Thënë qartë edhe kryeministër më konsesual për të gjithë sepse nuk prek në asnjë grup të interesit, por në veçanti merret me ecjen para të Kosovës në aspektin politik dhe ekonomik.

Nuk është më pak patriot se të gjithë kryeministrat e kaluar, (Kurti, Haradinaj, Mustafa, Thaçi, Çeku, Rexhepi, Kosumi) për dallim nga ata ky është më i kujdesshëm se të gjithë edhe pa asnjë skandal apo afër si paraardhësit e tij.

Andaj, Kosova me të vërtetë ka bërë zgjedhjen e duhur në këtë kohë me një kryeministër model si Hotin një njeri bashkëpunues me të gjithë pa përjashtime, i edukuar i shkolluar dhe i qytetëruar.

Na ngelet veç ta përkrahim edhe t’ia urojmë punën dhe obligimin që po e merr për t’ia drejtuar shtetin në këtë kohë mjaft të rendë ekonomike dhe politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë ka reaguar ashpër…