
Afaristi Shahin Dervishaj mban premtimin, ndihmon Handikosin me 21 mijë euro
Ish-kandidati për deputet, afaristi, Shahin Dervishaj, i cili vepron në Gjermani, ka mbajtur premtimin që ka dhënë në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Ai i ka ndarë Handikosin me 21 mijë euro për tri vitet e ardhshme.
“Gjatë fushatës premtova se do të jem krah tyre – dhe sot, me zemër të plotë, e bëra hapin e parë: 21,000 euro mbështetje për tri vitet e ardhshme për Handikos. Sot pata kënaqësinë të vizitoj organizatën Handikos në Prishtinë, një vend ku çdo ditë ndërtohet shpresë dhe dinjitet dhe riaktivizova sërish përkrahjen time për ta. Nuk është thjesht një ndihmë financiare është një përqafim i sinqertë, një besim që do të jemi aty, çdo vit, çdo hap, çdo sfidë. Faleminderit nga zemra për mikpritjen! Falënderoj nga zemra dhe dy bizneset e tjera që bashkëkontribuan, ‘Asphalt Bau Topallaj’, me pronar Rrustem Topalli dhe ‘Universal Bau GmbH’ me pronar Ekrem Nimani”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.