Afaristi Shahin Dervishaj: PDK-ja ecën përpara me vizion në vlerat që na bashkojnë

05 qershor 2025 | 13:12

Afaristi Shahin Dervishaj, i cili është pjesë e PDK-së, ka postuar foto me Bedri Hamzën dhe Vlora Çitakun gjatë mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së.

Dervishaj ka shkruar në “Facebook” se PDK-ja ecën përpara – me vizion, me përgjegjësi dhe me besim të plotë në vlerat që na bashkojnë.

“Çaste nga mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së me Vlorën – Sekretaren e Përgjithshme dhe kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamzën. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, diskutuam me përgjegjësi, me ide të reja dhe me një synim të përbashkët: të ardhmen më të mirë për vendin tonë. PDK ecën përpara – me vizion, me përgjegjësi dhe me besim të plotë në vlerat që na bashkojnë”, ka shkruar Dervishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tregu i pensioneve private vullnetare është rritur më tej në…