
Afaristi Shahin Dervishaj: Rikandidimi i Agim Aliut, lajm i mirë për Ferizajn, PDK-në dhe Kosovën
28 qershor 2025
| 20:35
Afaristi dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shahin Dervishaj, ka uruar Agim Aliun për rikandimin e tij për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Dervishaj ka theksuar se rikandidimi i kryetarit Agim Aliu është një lajm i mirë për Ferizajn, PDK-në dhe Kosovën.
“Udhëheqja e tij e deritanishme ka sjellë zhvillim, përkushtim dhe rezultate konkrete. Me vizionin dhe përvojën që ka, ai është zgjedhja e duhur për të vazhduar rrugën e progresit.Urime Kryetar”, ka shkruar Dervishaj në Facebook.