Afaristja Behrami boton libër nga fusha e mendimit pozitiv

15 qershor 2020 | 23:19

Afaristja nga Mitrovica, Antigona Behrami, ka botuar librin “Përdore fuqinë që ke brenda”. Ajo, në shënimin në kopertinën e pasme, ka treguar pse e ka shkruar dhe botuar këtë libër. Sipas saj, për publikimin e tij e kanë pyetur shumëkush, veçanërisht ata që e kanë lexuar sa ka qenë dorëshkrim: “Më kanë pyetur për këtë libër të gjithë ata të cilët e kanë lexuar ende pa u shtypur. Edhe atyre që ma kanë bërë këtë pyetje, edhe atyre të tjerëve që do të ma bëjnë ndërkohë, edhe e kam dhënë, edhe do t’ua jap këtë përgjigje: fillova ta shkruaj këtë libër për të gjithë ata të cilët mendojnë se nuk është e mundur të ndryshojnë asgjë në jetën e tyre”.

Në këtë libër zonja Behrami ka rrëfyer, kryesisht, për jetën dhe për punën e vet të suksesshme e që, sipas saj, është arritur sepse “ky univers ka ligje, por që të jesh në përputhje me to duhet t’i aplikosh. Shumica e njerëzve thonë se për të dhënë duhet të kesh, por kjo s’funksionon kështu. Që të kesh shumë, duhet së pari të japësh, pastaj të kthehesh e të marrësh. Kush jua thotë këtë”. Së këndejmi, sipas saj, “të pasurit tërheqin pasuri sepse gjatë gjithë kohës flasin për pasuri. Të varfrit flasin më së shumti për ato që u mungojnë dhe ato vetëm sa u shtohen më shumë. Në këtë kontekst, këtyre njerëzve universi u përgjigjet: të pasurve me pasuri, të varfërve me varfëri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Romë ka informuar se në bazë…