Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën dhe Abdixhikun, do të takohemi javën e ardhshme
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë takime javën e ardhshme për temën e presidentit.
Kurti duke shkuar për në seancë të Kuvendit ka thënë se është në kontakt edhe kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e fundit të nxjerrë për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, kishte konstatuar se i njëjti s’kishte kurrfarë efekti dhe i ka dhënë edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo pasi ka konstatuar se mes datës kur është konstituuar Kuvendi dhe datës 4 mars, nuk ka pasur hapësirë për konsumimin e afatit 60 ditor.
Kushtetuesja megjithatë ka sqaruar se presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 dite dhe se ky afat duhet të nis e të përmbyllet 30 ditë pa i kaluar mandati presidentit.



