Afati për të paraqitur kërkesë për prerjen e pyjeve në Skenderaj është deri më 29 mars

18 janar 2019 | 11:45

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë me dije së afati për paraqitjen e kërkesave për prerje të pyjeve private ka filluar nga 3 janari dhe do të vazhdojë deri më 29 mars.

“Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njofton të gjithë qytetarët e komunës së Skenderajt se nga data 3 janar deri më datë 29 mars është afati për të paraqitur kërkesë për prerjen e pyjeve në sektorin privat. Gjatë kësaj periudhe drejtoria në fjalë do të bëjë pranimin e kërkesave për prerje të pyjeve. Dokumentet e nevojshme për aplikim: certifikata me të dhënat e pronësisë private, dhe kopja e planit me koordinata”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me…