AfD, skandal të paprecedentë në Gjermani, akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë

07 nëntor 2025 | 08:25

Në Bundestag është ngritur një stuhi e madhe për shkak të, siç pretendojnë qeverisësit, pyetjeve “të synuara dhe sistematike” të ekstremistëve të djathtë mbi detajet dhe dobësitë e ushtrisë gjermane, Bundeswehr. Për akuzat e rënda për spiunazh do të diskutojë parlamenti gjerman, shkruan derspiegel.

Gjithçka e nisi ministri i Brendshëm i Turingisë, Georg Maier (SPD), i cili dy javë më parë paralajmëroi për aktivitetet e dyshimta.

“Prej një kohe po vëzhgojmë me shqetësim në rritje se si AfD shfrytëzon të drejtën parlamentare për të bërë pyetje për të hetuar në mënyrë të synuar infrastrukturën tonë kritike”, tha Maier, duke shprehur dyshimin se nga kjo përfitojnë kryesisht Rusia dhe presidenti Vladimir Putin. Ai shtoi se lind përshtypja se “AfD me pyetjet e tij po përpunon listën e detyrave të Kremlinit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresi i Perusë ka votuar për të shpallur presidenten meksikane…