Afër 5% të votave të numëruara, kjo është top 10-shja e PDK-së deri më tani
08 qershor 2026
| 20:40
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Deri më tani janë numëruar 4,40 për qind e votave, ose gjithsej 115 kuti.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, i pari me vota është kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza, i përcjellur nga i dyti, Përparim Gruda.
Radha vazhdon me Arian Tahirin, Uran Ismailin, Elmi Reçicën, Arbnore Salihun, Kosovare Murselin, Vlora Çitakun, Sala Jashari dhe Rashiq Qalaj.





