Afër 900 raste të reja me Covid vetëm në Prishtinë

19 janar 2022 | 15:31

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 2 mijë e 50 raste të reja me virusin Covid-19.

Pas kryeqytetit, më shumë raste të reja u konfirmuan në Mitrovicë (196), Pejë (123), Gjakovë (108), Vushtrri (92), Prizren (92), Klinë (91) e kështu me radhë.

Në ndërkohë gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, teksa janë shëruar 462 persona.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova sot ka shënuar një nga ditët me më së…