Afër Banjskës, policia ndalon një automjet me mallra të kontrabanduara

07 prill 2026 | 13:30

Më 6 prill rreth orës 19:15 në zonën e fshatit Banjskë dhe Sharani-Kamen në rrugë malore, njësit Policore dhe njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një aksioni të përbashkët për luftimin e kontrabandës kanë vërejtur një automjet pa targa i cili lëvizte me shpejtësi të madhe.

Njësitë policore janë vënë në ndjekje dhe pas pak kanë hasur në veturën e dyshimtë, por personi-at e kishin braktisur veturën dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Gjatë kontrollit është vërtetuar se në veturë kishte mall të kontrabanduar 32 (tridhjetë e dy) thasë ma pantallona (1217 palë xhinse) dhe 1 (një) thes me rripa të pantallonave (303 copë rripa).

Gjithashtu në veturë janë gjetur edhe një palë targa të shtetit të Serbisë, një kanistër i plastikës me naftë dhe një radiolidhje.

Njësitë nga Dogana e Kosovës kanë bërë konfiskimin e mallit të kontrabanduar.

Me udhëzimet e Prokurorit të shtetit rasti mbetet të trajtohet nga Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin…