
Afër dështimit transferimi i Dakut te Zeniti
Mirlind Daku dukej shumë pranë transferimit në Zenit St Petersburg. Mirëpo, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë. Kështu të paktën shkruajnë mediat ruse, sipas të së cilave përfaqësuesi shqiptar nuk është marrë vesh me klubin rus rreth rrogës.
Së fundmi flitej se futbollisti i Rubin Kazanit mund të paguhet 3 milionë euro në vit tek Zeniti, por për momentin nuk ka asnjë marrëveshje, ndonëse ajo mund të arrijë më vonë gjatë verës.
Futbollisti kosovar e kaloi një sezon të shkëlqyeshëm në kampionatin rus dhe është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë. Për të flitet se ka oferta edhe nga Turqia dhe nuk përjashtohet mundësia që në sezonin 2025/26 ta shohim në Superligën turke, me Beshiktashin që thuhet se është më i interesuari për të.